Refugjatët afganë ngrihen në protestë në Shëngjin, një nga shoqatat s’i ka paguar shpenzimet e hotelit që nga janari

1 Qershor 2022, 12:11| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 13:36

  • Share

LEZHË- Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, që prej shtatorit të vitit të kaluar, janë ngritur sot në protestë. Kjo pasi një nga 5 organizatat që financon qendrimin e tyre në Shqipëri, nuk ka paguar detyrimet e hotelit, ku ato qëndrojnë që prej muajit janar. Në këto kushte afganët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, pasi mund të ngelin mes 4 rrugëve.

Administratori i resortit ku janë vendosur afganët Bledar Shima, thotë se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje me problematikën dhe është kërkuar ndërhyrja e qeverisë shqiptare për zbatimin e kontratës.

‘Nuk është e vërtetët që po nxirren forcërisht. Kemi një problem financiar me një prej fondancioneve dhe po bashkëpunojmë që të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës. Pagesat vazhdojnë që prej janarit, janë 80 dhoma dhe janë 348 persona të strehuar. Ato po diskutojnë për pjesën e pagesës është futur edhe qeveria në negociata. Varet si do të vijojë procedura më pas. Ato nuk mund të largohen pasi kanë mbrojtje të përkohshme nga qeveria.’- u shpreh Shima.

Qytetarët afganë shprehen shumë të kënaqur me qeverinë shqiptare dhe shërbimin në hotel, ndërsa përsërisin se do të jenë këtu përkohësisht, pasi presin që të ikin në Kanada apo në SHBA.

‘Ne jemi shumë falënderues për qeverinë shqiptare dhe për stafin e hotelit.’- u shpreh një prej afganëve të strehuar, por megjithatë ato po presin një zgjidhje.

Është një diskriminim i madh midis nesh dhe refugjatëve të Ukrainës. Ne do të gjejmë një vend tjetër nuk është për të gjitha organizatat, por është vetëm për një organizate. Ne duam të shkojmë në SHBA dhe Kanada. Ne e vlerësojmë qeverinë shqiptare, por duam të ikim në Kanada dhe SHBA, pasi nuk ka lehtësia për refugjatët.’- u shpreh një tjetër afgane.

Prej muajit shtator të vitit 2021 në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar 2 mije shtetas Afgan të cilët u larguan nga vendi tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 01/06/2022 14:29

    Le ti paguaje lideri suprem, naltmadhnia e tij Rama i pare.

    Përgjigju
    • Kapo: 05/06/2022 02:05

      Fiks fare

  • Cuko: 01/06/2022 14:01

    Prisni , prisni se ka dhe mo . Prisni kur tju nxjerrin nga hoteli

    Përgjigju
  • Makiwa71: 01/06/2022 13:37

    Na s'kena buk me hangër për vedi , e dum me majtë të tjerët.

    Përgjigju
  • Lui: 01/06/2022 13:26

    Gjylja e madhe plasi..

    Përgjigju
    • Grupi: 01/06/2022 14:09

      Mire e the zotrote plasi...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?