Foto ilustruese

Refugjatët e pakicës myslimane të Minamarit Rohingya padisin Facebook, kërkojnë 150 miliardë dollarë: Lejoi gjuhën e urrejtjes ndaj nesh

7 Dhjetor 2021, 07:49| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 13:23

  • Share

Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre. Ata kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar. Por, Facebook nuk iu përgjigj akuzave.

Kompania akuzohet se ka lejuar që "përhapja e dezinformatave të urryera dhe të rrezikshme të vazhdojë për vite me radhë".

Një firmë ligjore britanike që përfaqëson disa nga refugjatët i ka shkruar një letër Facebook-ut, të parë nga BBC, duke pretenduar se:

Algoritmet e Facebook kanë përforcuan gjuhën e urrejtjes kundër popullit Rohingya.

Kompania nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisin dhunën kundër Rohingya-ve,

Ajo nuk arriti të ndërmerrte veprimet e duhura dhe në kohë, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat bamirëse dhe media,

Rohingya janë një pakicë myslimane pa shtetësi në shtetin Rakhine të Mianmarit, që mendohet se numëron rreth 1 milion njerëz. Mianmari nuk i njeh ata si qytetarë ose një nga 135 grupet etnike të njohura në vend.

Rreth 10.000 myslimanë Rohingya u vranë gjatë një goditjeje ushtarake në Myanmar me shumicë budiste në vitin 2017.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?