Kronikë

Refugjatët/ Kapen në Korçë tre sirianë dhe një palestinez, dërgohen në qendrën e azilit

11 Korrik 2018, 09:49| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 11:47

  • Share

Shqipëria vijon që të përdoret nga refugjatët si trampolinë për të kaluar në vendet e Europës. Edhe ditën e sotme janë ndaluar nga policia në Korçë katër emigrantë, tre sirianë dhe një palestinez. 

4 refugjatët  janë kapur nga policia në kufirin e gjelbër në piramidën nr. 3, ndërsa po ecnin në këmbë. Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se refugjatët e kapur janë meshkuj.

Ndërkohë pas ndalimit dhe kapjes, ata janë dërguar drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë. Kohët e  e fundit Shqipëria është kthyer në një nga korridoret kryesore të kalimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?