Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë që e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatën e Linjdes u bë objekt debati mes opozitës dhe mazhorances në Këshillin Bashkiak. Sipas demokratëve, zbatimi i kësaj marrëveshje pa u konsultuar me komunitetin do të sjellë pasoja afatgjate në jeten social-ekonomike dhe për rendin e sigurinë në Lezhë.
“A ka kërkuar bashkia e Lezhës informacion të detajuar mbi këtë marrëveshje. Pse nuk është konsultuar me qytetarët e saj”, tha Alfrida Marku këshilltare e PD.
“Është problem shumë sensitiv dhe jeni indiferent Pse u zgjodh Lezha ne i pritën afganët, pse duan ti sjellin sërish këtu?”, tha Donika Haxhia këshilltare e BF-së.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Erin Ndreca thanë se demokratët po përdorin refugjatët për qëllime politike.
“Porti i Shëngjinit dhe aerodromi i Gjadrit janë në territorin e Lezhës, por janë në pronësi të Ministrisë së Financave dhe asaj të Mbrojtjes. Vendimi për këto objekte që do përdoren për refugjatët është marrë nga qeveria jo nga bashkia e Lezhës. Ju po e përdorni këtë ccështje vetëm për politikë”, tha Ermal Pacaj n/kryetar i bashkise Lezhë.
Përfaqësuesit e djathtë në këshill kishin kërkuar interpelance me kryebashkiakun Pjerin Ndreu për marrëveshjen “Rama-Meloni”, por kjo çështje nuk u fut në rend dite ndaj diskutimet u zhvilluan pa praninë e tij.