Kryeministri Edi Rama para dy ditësh i bëri një ftesë të hapur Lulzim Bashës dhe partive të tjera të opozitës për t'u ulur në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore, por lideri i PD-së e refuzoi. Felaj thotë se brenda kampit të opozitës ka përçarje, pasi jo të gjithë janë dakord me refuzimin e ftesës.
"Ka një çarje brenda kampit të opozitës, pasi disa janë dakord që t'i bashkohen tryezës. Ftesa jonë vlen dhe qëndron për t'i siguruar vendit stabilitet dhe për të ecur përpara. Damian Gjiknuri largohet nëse opozita i kthehet komisionit, nëse nuk kthehet, Gjiknuri nuk largohet nga bashkëdrejtimi i komisionit" tha ajo.
Lajmi kryesor: