Edi Rama dhe Keir Starmer, Tiranë, 16 maj 2025

Opinion

Refuzimi i Britanisë, 'martesa' me Italinë dhe 'distancimi' nga Turqia: Disa gjëra që duhet t’ia vlerësojmë Ramës

16 Maj, 18:36| Përditesimi: 16 Maj, 18:39

  • Share

Rama shpalli se Shqipëria i përket Perëndimit. Çdo bëjë Erdogan?!

Le ti pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën:

Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e parë historik, kur ai u soll pothuaj si me një vend kolonial (a kishin rënë dakort paraprakisht për çfarë do thoshte?!), është për t’u vlerësuar. Të tjerë kryeministra nuk do e bënin, sipas historisë.

Krerët e Evropës që janë mbledhur në Tiranë, nuk kanë ardhur me siguri për “bukuritë e pakrahasueshme” të vendit tonë, janë pothuaj lobim i plotë i Ramës.

Për keq, apo për mirë, Rama bëri një shpallje publike që prek një nga miqësitë dikur të forta të tij dhe vendit, Turqinë; ajo tashmë hyn tek dashuritë e shumta shqiptare, por e vetmja martesë është Italia.

Rama ka bërë atë kalimin e madh; Shqipëria gjithmonë ka pasur një shalë në lindje, një në perëndim, Rama shpalli se Shqipëria tashmë i përket vetëm Perëndimit. Si do sillet Erdogan?!

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?