Refuzimi i Gjykatës për Sakon, reagon kandidatja e Bindjes: Çudi, shpikje politike, juridike, katastrofike

18 Korrik 2019, 15:26| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 16:36

  • Share

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka komentuar vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kandidates së PS, Valbona Sako.

Çudi, çdo ditë nga një “shpikje” politike/juridike/katastrofike", këto kanë qenë disa nga fjalët në reagimin e kandidatës së Bindjes, Sakollari.

Më pas dukje iu drejtuar vendimit të Gjykatës së Durrësit, Sakollari shkruan se ky sistem është në grahmat e fundit dhe nuk duhet t'i vihen re veprimet që ndërmerr.

'Çuditë i patëm dhe në mes të dimrit, ndaj s’kishin si të mungonin në behar, me gjithë këtë vapë... nuk po i vihet fré fantazisë, çdo ditë nga një “shpikje” politike/juridike/katastrofike....Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re çfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin.' shkruan Sakollari.

Ndërkohë, vetë Valbona Sako, u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj, Gjykata e Durrësit vepron me dy standarde.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?