Refuzimi i Kurtit për takimin me Ramën, Spaho në Report Tv: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij

5 Korrik 2023, 14:35| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 14:39

  • Share

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka komentuar një sërë tematikash të fundit nga aktualiteti në Report Tv. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, Spaho komentoi anulimin e Open Ballkan. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë përfitim nga kjo nismë.

“Siç nis me qëllime të turpshme ashtu edhe përfundoi. Ne jemi një republikë ‘despotike’. Çfarë kreu, çfarë misioni? Sot situata në rajon është më e vështirë sesa dikur në rajon.” –tha Spaho.

I pyetur për refuzimin e Kurtit për takimin me kryeministrin, Spaho tha se e meritonte. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive sipas Spahos, ishte e papranueshme.

“Rama mori përgjigje që meriton nga Kurti pasi anulimi i mbledhjeve të dy qeverive ishte i papranueshëm. Një veprim i një diletanti politik dhe që i ka lidhur interesat me Vuçiç. Ishte barrë ndaj Kosovës pa merituar.”- thotë Spaho.

Një koment e pati edhe për vizitën e ish presidentit Bill Clinton në Shqipëri ku tha se Rama e përdori për qëllime politike ndërsa shprehu pakënaqësinë se nuk ishte i ftuar.

“Nuk isha i ftuar te Clinton. U privatizua nga Rama e përdori për objektivat e tij politik. Cliton ra në lojën e Ramës. Qëllimi ishte t’i dërgohej një mesazh Kosovës.”- thotë Spaho.

Kujtojmë se Kurti tha sot se nuk do e takojë kryeministirn Rama nëse nuk mblidhen dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë për të firmosur marrëveshjet. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 06/07/2023 10:28

    RRUGACI I BANDITIT berisha vicidolit...

    Përgjigju
  • Demokrati I zhgenjyer: 05/07/2023 15:58

    Po o dhapaqen po mire ja beri po kthen edhe shqiptaret kundra njeri tjetrit kurti nuk I Ben dem rames po vetes se tije

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2023 15:18

    SI KA MUNDESI QE NUK KANE FTUE KETE FAR UDHEHEQESI QE SE NJOHIN AS NE SHQIPERI.POZITA E EDMOND SPAHOS ESHTE "SERVIL I BERISHES"A KA FYTYRE AI DHEBERISHA ME TE TJERET,SI ANTIAMERIKAN,TE TAKOHEN ME ISH PRESIDENTIN KLINTON.SE BASHKU ME KURTIN E KOSOVES,DHE MBETURINAT QE SHKOJNE PAS BERISHES,JENI TURPI I KOMBIT.PACI FAQEN E ZEZE E ZOTI MOS UA ZBARDHT !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?