Miroslav Lajçak dhe Avdullah Hoti

Refuzimi i vizitës së Vuçiç në Kosovë, Lajçak i shkruan Hotit

26 Nëntor 2020, 10:40| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 10:43

  • Share

Pas refuzimit të Prishtinës zyrtare për të refuzuar vizitën e presidentit serb në Kosovë së bashku me delegacionin e tij, i dërguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak.

Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit  se vizitat bëjnë pjesë në angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

“Mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e Dialogut. Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren”

Lajçak thotë se mbështetja e Hotit është thelbësore për të siguruar që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të respektojnë zotimet e tyre.

Ora 13:48
Petkoviç: Kosova nuk e ndaloi vizitën e Vuçiç, e anuluam vetë

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se presidenti serb, nuk është ndaluar që ta vizitojë Kosovën, por e ka anuluar vetë.

Petkoviç tha se vizita ishte planifikuar, por ishte anuluar për shkak të vdekjes së patriarkut serb Irinej. Ai tha se askush nuk e ndaloi presidentin e Serbisë të hyjë në Kosovë dhe se një njoftim i tillë nga Prishtina nuk ekziston,

Ai e ka komentuar edhe reagimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllës që tha se Vuçiç s’mund të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

“Ajo donte të bënte një shfaqje politike dhe të godiste normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviç për TV Pink.

Sipas Petkoviçit, zyra që ai drejton e kishte informuar Prishtinën se Vuçiç dëshironte ta vizitonte veriun e Kosovës, si dhe pesë lokacione në të cilat, siç thotë ai, “dyshohet se ka varre masive të serbëve dhe joshqiptarëve”.

Ora 13:00
Hoti: E kam pranuar letrën e Lajçak, vizitat do të shqyrtohen në përputhje me ndjeshmërinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka pranuar letrën e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Mirosollav Lajçak.

Hoti thotë se do të respektojnë marrëveshjet për lëvizjen e lirë, e se në proces të dialogut do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura.

“Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndjeshme, kam pranuar letrën nga Lajçak do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”, ka shtuar ai.

Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiçnë Kosovë

Komento

Komente

  • Wayne: 26/11/2020 10:56

    Sjellja e z. Lajcak është tërsisht e njeanshme dhe si i tillë ky ka humbur çdo kredibilitet për të qenë një ndermjetësues. Zoti Lajçak bërtiti nen buzqeshjen e Vucic e Dacic se Kosova duhët t'a ndryshoj Kushtetutën, athua se procesi, i iniciuar edhe nga vet BE, i Planit të Ahtisarit të mos të mjaftonte n shtrëbërimin e Kushtetutës. Vucic kërcenon rajonin me luft, Lajcak bëhet sikur nuk la dëgju asgjë, pra Lajcak, në kët kohë shum të shkurtër që mban kët pozit e ka manovru verëveten jasht loje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?