Përballja e para Rama-Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njofton se Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë më 18 maj për shqyrtimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kryeministrit dhe presidentit për kompetencat për dekretimin e ministrave.
Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj. Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.