Anxhelo Sina

Refuzoi Greqinë për Shqipërinë, portieri i Kombëtares kalon në kampionatin portugez

8 Gusht, 11:53| Përditesimi: 8 Gusht, 12:00

  • Share

Portieri i Kombëtares U-21, Anxhelo Sina do të vijojë karrierën në elitën e futbollit portugez. 20-vjeçari, i cili vendosi që të refuzonte përfaqësuesen e Greqisë dhe zgjodhi ngjyrat e vendit të tij, ato kuqezi, është bashkuar me skuadrën e Rio Aves në formë huazimi nga Olympiacos.

Ai ka 3 tituj me klubin helen, fitoi Youth League sezonin e kaluar dhe ishte kampion kombëtar U-19 në Greqi në dy sezonet e fundit. Sina shkëlqeu me ekipin e të rinjve të klubit grek, teksa tashmë do të kërkojë të marrë minuta në futbollin elitar portugez.

“Dua të përjetoj të gjitha emocionet dhe të jem pjesë e kësaj familje”, ishin fjalët e para të portierit shqiptar, pas prezantimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?