Futbollisti Florent Hadërgjonaj

Refuzoi Kosovën për Zvicrën, por e lënë jashtë “Russia 2018”, merr ftesë Ajeti

15 Maj 2018, 15:17| Përditesimi: 15 Maj 2018, 15:20

  • Share

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur, ku bie në sy fakti se Albian Ajeti është grumbulluar zyrtarisht me skuadrën e parë.

Ky është grumbullimi i parë i Ajetit me skuadrën e parë, duke u bërë një tjetër futbollist që “tradhton” kombëtaren shqiptare.

Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën, ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë.

Jashtë është lënë Florent Hadërgjonaj, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën, por mesa duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Petkoviç.

Shqiptarët që janë grumbulluar me Zvicrën janë këta: Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Behrami, Xhemaili dhe Ajeti.

Komento

Komente

  • Arusha: 15/05/2018 15:54

    e ke tradhtue komboin more budalla tash ta kane fut zvicerranet ketij tradhtari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?