Elon Musk dhe Justin Trudeau

Bota

Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit

8 Janar, 14:22| Përditesimi: 8 Janar, 14:40

  • Share

Manjati i teknologjisë, Elon Musk, komentoi së fundmi refuzimin e prerë të kryeministrit, Justin Trudeau, që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së.

Me anë të një postimi në X, Musk e cilëson Trudeau vajzë dhe se nuk është guvernatorja e Kanadsë.

“Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua”, shkruan Musk në llogarinë e tij në X.

Një ditë më parë Justin Trudeau shkroi në X se “Nuk ka asnjë shans në ferr që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara".

 "Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë së njëri-tjetrit", shtoi ai.

Përveç Trudeau, CEO i Teslas Musk iu përgjigj gjithashtu edhe Pierre Poilievre, deputet për postin e Carleton, për sovranitetin e Kanadasë. 

 “Referendumi i popullit është thelbi i demokracisë!”, shkroi Musk.

Më 6 janar, Trudeau, njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale.
Gjatë një deklarate për media Trudeau tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot, nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015.
 


 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?