Sulmuesi anësor i Mainz, Brajan Gruda duket se do lërë këtë verë Bundesligën dhe do kalojë në Premier Leaguen angleze të futbollit.
Gruda ka përfunduar në listën e dëshirave të Brighton. Sulmuesi anësor 20-vjeçar është një nga emrat më të talentuar në futbollin gjerman, pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Mainz. Paraqitjet e tij të mira me Mainz dhe ekipin e Gjermanisë U-21 kanë bërë që Gruda të shihet si një transferim i mundshëm për klubet e mëdha gjermane.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Gruda është një nga objektivat “ëndërr” të Brighton këtë verë.
Kujtojmë se ai u kërkua edhe nga Sylvinho për në Kombëtaren kuqezi, por zgjodhi të ishte pjesë e Gjermanisë për në Euro 2024, aty ku një dëmtim e la jashtë.