Andrea Ndoj

Sport

Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali

17 Janar, 15:53| Përditesimi: 17 Janar, 15:54

  • Share

Andrea Ndoj ka lënë grekët e Olympiacos dhe ka kaluar në huazim te Rio Ave në Portugali. Mbrojtësi 21-vjeçar nuk po kalon ditë të mira dhe këtë sezon në elitën e futbollit të Greqisë ka zhvilluar vetëm gjashtë takime.

Tanimë Ndoj do jetë pjesë e një lige të re ku do kërkojë më shumë minuta në pesë muajt që vijnë, për t'u rikthyer në Athinë me bindjen se do ketë më shumë hapësira.

I dalë nga moshat e Olympiacos, Ndoj ka kontratë deri në verën e 2028 me ekipin grek dhe disa muaj më parë cilësohej si një ndër talentet e mbrojtjes, madje në sezonin e kaluar mori minuta dhe një fanellë titullari.

Tanimë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Ndoj është pjesë e Rio Ave. Emri i tij u lakua shumë fillimvitin 2024, me mbrojtësin që ishte pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe refuzoi ekipin e parë kuqezi, pasi vendosi të përfaqësojë Greqinë. Me ekipin e parë të Greqisë ai ka luajtur dy takime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?