Luis Hasa

Refuzoi Shqipërinë për Italinë, Max Allegri grumbullon 19-vjeçarin me ekipin e parë të Juventusit! Në stol kundër Sassuolos

16 Janar, 20:09| Përditesimi: 16 Janar, 20:12

  • Share

Juventus - Sassuolo luajnë sot në orën 20:45 për raundin e 20-të të Serie A. Trajneri i "Zonjës", Max Allegri ka grumbulluar për herë të dytë në ekip Luis Hasën, talentin shqiptar që është pjesë e të rinjve të Juves (ekipit U-23).

19-vjeçari ishte pjesë e ekipit edhe disa ditë më parë, kur Juventusi eliminoi Frosinonen nga Kupa e Italisë, por pa mundur të debutojë. Mesfushori me tipare sulmuese shihet si lojtari i së ardhmes në Itali, duke qenë pjesë e U-20 te të kaltërit, me të cilët u shpall edhe kampion bote me Italinë U-19 një vit më parë.

Me origjinë nga Peqini, Hasa ka qenë pjesë e Shqipërisë U-15, por më pas kaloi te Italia. Në 2023 i ati i tij, Arben Hasa tha në disa intervista se FSHF-ja nuk u interesua për të.

I menjëhershëm ishte reagimi i FSHF-së, në të cilën u zbardh edhe e-maili i ftesës dhe refuzimi i Hasës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 17/01/2024 09:29

    MARROCI HASA DO TE PERFUNDOI SI JONUZAJ NE BELGJIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?