Fatos Nano dhe Arben Malaj

"Refuzoi të arratisej edhe pse i rrezikohej jeta", ish-ministri Malaj tregon momentet e vështira të Nanos në burg

1 Shtator 2023, 10:44| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 11:04

  • Share

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar deklaratat e bëra nga avokati Spartak Ngjela i cili ka folur për periudhën e trazirave të 1997-ës, kohë kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos.

Në një intervistë për Report Tv Spartak Ngjela kujtoi takimin e parë me Nanon kur ishte në burg, ndërsa rrëfeu se dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për ta nxjerrë e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij.

Ish-ministri Malaj thotë se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burgu, kurse Ngjela, i cili asoj kohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë, sipas Malajt, kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike.

Postimi i Arben Malajt:

Ministri Drejtesise Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoi te arratisej nga burgu.  Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimisht ishte transferimi me helikopter nga burgu Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shperthye dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe. Nano dergoi mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real. Nano qartesoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia. U desh nderhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atehere Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.

Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi i bonusit per rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shperthimit te burgjeve. Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisese. Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjere. Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e  momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?