Werder Bremen ka pezulluar ish-mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita deri në fund të sezonit dhe gjithashtu e ka gjobitur lojtarin pasi ai refuzoi të luante për ta në humbjen ndaj Bayer Leverkusenit 5-0.
Pasi mësoi se nuk do të ishte në formacionin titullar, Keita refuzoi të udhëtonte me ekipin në stadium dhe ai vendosi të shkonte në shtëpi i vetëm. Kjo ka bërë që Werder Bremen ta pezullojë mesfushorin deri në fund të sezonit, duke i dhënë edhe një gjobë të konsiderueshme.
“Werder Bremen e ka pezulluar Naby Keitan deri në fund të sezonit. Klubi gjithashtu i ka dhënë mesfushorit një gjobë të konsiderueshme”, thuhet në deklaratën e klubit.
Tanimë në verë klubi po pret ofertat e duhura dhe deri atëherë Keita do jetë në tribunë dhe nuk do mundet të marrë pjesë në stërvitje.