UKRAINË- Nëpër autobusët e qytetit me siguri keni hasur nga ata qytetarë që mundohen t’i shmangen detyrimit për të paguar biletën.
Ditët e fundit është bërë virale një video e një qytetari ukrainas, i cili në vend që të paguante biletën e autobusit, ka zgjedhur të hidhet nga dritarja e autobusit. Një vendim pas i vështirë dhe i rrezikshëm, por që ka shkaktuar fillimisht frikë për gjendjen e tij shëndetësore dhe më pas habi sesa larg mund të shkojë njeriu për të mos paguar një biletë.
Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë dhe videoja është regjistruar nga njeri prej qytetarëve të cilët ndodheshin aty, i cili edhe e postoi në rrjetin e tij social Facebook.