Foto ilustruese

Kronikë

Refuzoi t’i jepte telefonin, shqiptari rreh të dashurën me grushte dhe arrestohet nga policia italiane

20 Mars 2021, 19:48| Përditesimi: 20 Mars 2021, 20:01

  • Share

Policia italiane ka arrestuar 29-vjeçarin me origjinë shqiptare pasi ka rrahur të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Trentino dhe sipas mediave italiane, arsyeja e dhunës është se e reja ka refuzuar t’i japi telefonin e saj 29-vjeçarit, i cili menjëherë e ka qëlluar me grushte dhe shkelma.

Vajza arriti të largohej duke gjetur strehim në shtëpinë e shoqes së saj, por 29-vjeçari e ndoqi dhe e priti për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë, derisa ka ndërhyrë policia të cilën e lajmëroj e reja.    

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e shqiptarit janë identifikuar 250 gram kanabis në garazh dhe disa mbetje të shpërndara në dhomën e mbetjes.

I riu aktualisht gjendet në burgun në Trento.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?