Një djalë katër-vjeçar autik, u zbrit nga avioni pasi linja ajrore refuzoi të njihte aftësinë e tij të kufizuar dhe këmbënguli se ai duhet të mbante një maskë e përdorur për të kufizuar shpërndarjen e COVID-19.
Linja ajrore deklaroi për median amerikane se të gjithë pasagjerët përveç atyre të moshës nën dy vjeç duhet të mbajnë maskë.
"Politika jonë ekzistuese nuk parashikon përjashtimet mjekësore, pavarësisht nga diagnoza. Anëtarët e ekipit ia shpjeguan këtë një familjeje që udhëtonte sot, por kurrë nuk vuri në dyshim statusin mjekësor të askujt", thuhet në deklaratë.
Udhëzimet në SHBA thonë se udhëtarët të cilët kanë probleme shëndetësore nuk u kërkohet të mbajnë një maskë fytyre.
Callie Kimball i tha medias amerikane se po udhëtonte me djalin e saj Carter dhe burrin e saj nga Las Vegas dhe kishte një shënim mjekësor që shpjegonte gjendjen e djalit të saj.
"Ai është i përjashtuar nga rregulli për mbajtjen e maskave sepse sa herë që mban një maskë ai fillon të lëndojë veten," shpjegoi ajo.
Kur burri i saj i tregoi shënimin stafit të Spirit Airlines në Las Vegas, ajo tha që stafi iu përgjigj:
" Jo jo jo. Autizmi nuk është paaftësi. Ai duhet të mbajë një maskë ose duhet të zbresë nga aeroplani. "
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vendosën në Shkurt që pasagjerët duhet të mbajnë maska për fytyrën, por theksoi se personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të mbajnë maskë përjashtohen nga ky rregull.