Bonnie Jacobson, kamarierja e cila u pushuar nga puna në SHBA

Bota

Refuzoi vaksinën anti-COVID, pushohet nga puna kamerierja në SHBA

23 Shkurt 2021, 14:45| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 14:48

  • Share

SHBA- Një kamariere në SHBA është pushuar nga puna pasi ka refuzuar të marri dozën e vaksinës anti-COVID.

Refuzimi i Bonnie Jacobson ka ardhur pasi ajo dhe burri i saj po përpiqeshin të bënin një fëmijë.

"Unë e mbështes vaksinën, nuk jam kundër.”, tha ajo duke shtuar se shqetësimi i saj i vetëm ishte lidhur me efektet e pazbuluara që mund të kishte ajo te gratë shtatzëne.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.

Në të gjithë botën marrja e dozave të vaksinës anti-COVID është një zgjedhje personale dhe fakultative, megjithatë ligji në SHBA i lejon kompanitë privatë të vendosin vetë lidhur me këto çështje.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?