Sport

Refuzoi vaksinën dhe u infektua me COVID, Bayern vendos t’i mbajë pagën ‘yllit’ Kimmich

26 Nëntor 2021, 12:03| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 12:05

  • Share

Qëndrimi kundër vaksinës dhe infektimi së fundmi me COVID i ka kushtuar jo pak yllit të Bayern Mynchen dhe Gjermanisë Joshua Kimmich.

Të enjten ky i fundit rezultoi pozitiv dhe në tilla raste do të duhet të qëndrojë i izoluar për disa ditë duke humbur kështu stërvitjen dhe ndeshjet me Bayern. Për këtë arsye, por indirekt edhe për faktin e mos vaksinimit, klubi gjerman ka vendosur t’i mbajë pagën që sipas mediave gjermane kap një shifër prej 768 mijë eurosh.

Kimmich e ka bërë të qartë gjithmonë se nuk e mohon pandeminë, por vë në dyshim rëndësinë e vaksinimit dhe ka frikë nga efektet anësore të mundshme të saj në periudhën afatgjatë.

Përveç Kimmich futbollistët e tjerë të Bayern-it të pavaksinuar janë (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?