‘Refuzoni ngelësat e Monikës’ Veliaj nga Kombinati: Dhëndri i PS në krye të FRPD, i pari që do i hidhet Lulit në fyt (VIDEO)

9 Shkurt 2021, 15:30| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 18:20

  • Share

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me banorët e Kombinatiit, ku nënvizoi rëndësinë që qytetarët duhet t’u japin kandidaturave për deputetë.

Veliaj u tha banorëve të komitetit se nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër Veliaj ka ironizuar edhe kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në Kombinat kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi.

 “Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin aty, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Kombinat: Mos e ngacmoni Belindin sa të futet në listën e PD, se e kemi dhëndër në PS!


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?