Bota

Refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID-19, United Airlines do të përjashtojë nga puna afro 600 punonjës

30 Shtator 2021, 10:13| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 10:15

  • Share

Linja ajrore amerikane United Airlines njoftoi se ka nisur procedurat për të përjashtuar nga puna 593 punonjës të cilët kanë refuzuar të vaksinohen kundër koronavirusit (COVID-19). Në një e-mail nga drejtuesit e kompanisë drejtuar punonjësve thuhet se ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, por që ata duhej të garantonin sigurinë e ekipeve të tyre.

United Airlines, kompania kryesore ajrore në SHBA, e cila e ka bërë të detyrueshme që të gjithë punonjësit e saj në vend të vaksinohen kundër COVID-19, deklaroi se e kanë shtyrë planin për pushime të papaguara nga 2 tetori në 15 tetor për shkak të një padie në vazhdim.

Kompania me mbi 67 mijë punonjës tha se 99 për qind e punonjësve tashmë kanë përfunduar vaksinimin, duke shtuar se personat që do të përjashtohen nga puna përbëjnë 1 për qind. Linja ajrore amerikane, duke raportuar se edhe 2 mijë punonjës të tjerë kanë kërkuar një përjashtim mjekësor ose fetar, i barabartë me rreth 3% të 67 mijë punonjësve.

 “Kjo është një arritje historike për kompaninë tonë ajrore dhe punonjësit tanë, si dhe për klientët dhe komunitetet që ne u shërbejmë. Arsyetimi ynë për të kërkuar vaksinën për të gjithë punonjësit e United në SHBA ishte i thjeshtë  për t’i mbajtur njerëzit tanë të sigurt dhe e vërteta është kjo: të gjithë janë më të sigurt kur të gjithë vaksinohen dhe kërkesat për vaksinë funksionojnë”, thanë shefat e kompanisë.

United njoftoi më 6 gusht se kompania ajrore me bazë në Çikago po kërkonte që të gjithë 67 000 punonjësit e saj me qendër në SHBA të vaksinoheshin. Në fillim të gushtit, United Airlines vendosi të pushojë punonjësit e pavaksinuar, më së voni deri në pesë javë pasi vaksina mori miratimin e plotë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?