VIDEO/ Regbi për fëmijët dhe vajzat, miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës! Muzhaqi: Është vetëm fillimi për këtë sport

15 Janar, 12:35| Përditesimi: 15 Janar, 14:02

  • Share

Me himnin kombëtar që u këndua nga të dy përfaqësueset, të Shqipërisë dhe Kosovës, nisi miqësorja e regbisë në Kukës Arena.

Regbia, një sport pak i përhapur në Shqipëri, së fundmi po gjen më shumë hapësira ndërkohë që është krijuar edhe Federata Shqiptare e Regbisë. Në Kukës fitues ishin shqiptarët e Kosovës, të cilët ia dolën me rezultatin 40-12, por e rëndësishme ishte eksperienca e shkëmbyer.

“Ky eveniment është pritur shumë mirë nga ana jonë. Shpresojmë të ketë edhe të tjerë në të ardhmen. Është diçka e mrekullueshme për vetë faktin se luajtën dy ekipe shqiptare. E shohim një të ardhme shumë të suksesshme si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën,”-sinkron Girsjan Priska, kapiten i Kombëtares.

Për kapitenin e regbisë të Kosovës në Kukës Arena kishte një mbështetje të veçantë nga gjyshja e tij.

“Kam ardhur për nipin, për nipin që është kapiten i Kosovës. Ishalla fitojmë,”-u shpreh gjyshja e kapitenit të Kosovës në shkallët e stadiumit.

Miqësorja mes dy përfaqësueseve ishte shumë një arsye për t’u mbledhur, por synimi është që ky sport të përhapet gjerësisht tek të gjithë moshat, por edhe tek vajzat edhe pse duket utopike, duke parë përplasjet që shpesh ndodhin në fushë.

“Nuk duhet me mbajnë anën e asaj që mund ta luajnë si sport vetëm meshkujt, por edhe vajzat. Nuk është puna e pjeës fizike, por më shumë vlen ana mendore. Për lëvizjet që i ke. Mendoj se gjithëkush mund të luajë regby,”-tha 16-vjeçarja Diona Maliqi, lojtare e regbisë.

Ky vit pritet të ketë shumë bashkëpunime në fushën e sportit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Është kënaqësi e veçantë që takohemi në mes të rrugës, në Kukës, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën. E dyta është një sport i ri për Shqipërinë. Nuk është shumë i përhapur për momentin, por ka patur interes të madh sidomos tek fëmijët. Fakti që e fillojmë duke luajtur me Kosovën është një kënaqësi e madhe për ne,”-u shpreh Bora Muzhaqi, ministrja për fëmijët dhe rininë.

“Këtë vit po e nisim me regbyn, por po presim që gjatë këtij viti të kemi edhe kongresin e parë mbarëkombëtar sportiv. Iniciativë e dy Komiteteve Olimpike, si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës. Unë e konsideroj këtë dekadë si të sportit shqiptarë,”-tha Daulina Osmani, ministrja e Kosovës për sport dhe rini.

Në fund presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli premtoi mbështetje për federatën shqiptare të regbisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 15/01/2024 13:10

    Quhet rugby jo regby. E dyta, cili rugby, union apo league se jane dy te ndryshme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?