Kryeministri Edi Rama

Politikë

'Regional AI Hackathon 2025’ po vjen në Shqipëri, Rama thirrje të rinjve dhe bizneseve: Mos e humbisni këtë mundësi unike

26 Shtator, 16:09| Përditesimi: 26 Shtator, 16:34

  • Share

Konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional AI Hackathon 2025” do të mbahet në Shqipëri në datën 14 tetor. Lajmi e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale se “Regional AI Hackathon 2025” nuk është vetëm një event, por një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.

Rama më tej thekson se të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete.

“Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, thekson kryeministri.

Postimi i plotë: 

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri

Tiranë, Pallati i Kongreseve

 14 Tetor 2025

Ky nuk është thjesht një event – është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale

Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete

Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor

Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 Tetor 2025) & Hackathon (Nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje!

Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 Tetor!

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?