Kryeministri Edi Rama

Politikë

'Regional AI Hackathon 2025’ po vjen në Shqipëri, Rama thirrje të rinjve dhe bizneseve: Mos e humbisni këtë mundësi unike

26 Shtator, 16:09| Përditesimi: 26 Shtator, 16:34

  • Share

Konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional AI Hackathon 2025” do të mbahet në Shqipëri në datën 14 tetor. Lajmi e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale se “Regional AI Hackathon 2025” nuk është vetëm një event, por një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.

Rama më tej thekson se të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete.

“Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, thekson kryeministri.

Postimi i plotë: 

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri

Tiranë, Pallati i Kongreseve

 14 Tetor 2025

Ky nuk është thjesht një event – është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale

Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete

Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor

Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 Tetor 2025) & Hackathon (Nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje!

Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 Tetor!

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 29/09/2025 06:20

    Ne panairin e vitit te kaluar per Inteligjencen Artificial dhe teknologjine e informacionit, me duhej te ndiqja nje rend te percaktuar sakte, si psh ne inxhinieri, fillon me produktin fillestar ose nateriali bruto, kalon ne nje varg procesesh teknologjike te percaktuara sakte derisa arrijme ne produktin perfundimtar qe quhet perfundimi i projektit dge ready per implementim te teorise ne praktike. Pra, te kalosh nga nje stad ne tjetrin ka nje sere procesesh qe duhet ti ndjekesh me perpikmeri. Une ndowa kete rradhe procesesh, pra ne stadin e pare, kompanise i drejtoheshin pyetje per procesin pasardhes...nuk mora pergjigje. Derisa kur arrita ne stadin final ose kompanise se fundit, pyetja per implementimin nuk mori pergjigje. Idea eshte, se pergjigjet ishin vetem per stadin e percaktuar te nhe rendi procesimi, se cfare behej me tej nuk kishte informacion...Nejse, te kesh njohuri dhe informacion per te gjithe proceset si hallka te nje zinxhiri kompleks procesesh ka kohe qe nuk pranohet si dobiprurese,keshtu qe kompania e fundit e cila po projektonte nje proces teknologjik per Aeroportin e Rinasit me dha idene se procesi final ishte marrim valixhet dhe largohemi,...por ka kamera vezhguese dhe teansporti i valixheve do te ndiqte " nje RIP tjeter teansmisioni.." Post Scriptum: Uroj qe kete vit panairi te sjelle ndonje informacion te ri ose ndonje hallke shtese qe mungonte ne panairin e Teknologjise dhe AI ne 2024.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?