Politikë

‘Regjimi do përmbyset, mos u shqetësoni...!’ Tritan Shehu nuk komenton humbjen e PD dhe gjen fajtorin: Rrugë tjetër nuk ka, lëvizje popullore dhe pastaj votë e lirë! (VIDEO)

14 Maj, 21:34| Përditesimi: 14 Maj, 22:11

  • Share

 

Tritan Shehu, kreu politik i qarkut të Gjirokastrës, teksa hynte në selinë e PD-së për mbledhjen e thirrur nga Berisha, akuzoi “regjimin” për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se “ai përmbyset me lëvizje popullore”.

“Përshëndes të gjitha strukturat e Gjirokastrës dhe t’i falenderojë banorët e Gjirokastrës, drejtuesit, komisionerët, numëruesit që u përballën me një regjim. Regjimi nuk përmbyset me votë, por përmbyset në fillim dhe pastaj i hapet rrugë votës së lirë”, tha Shehu.

Ndërsa u pyet nga gazetarët se si fitohen zgjedhjet, Shehu iu drejtua se “bënte pyetje të çuditshme”.

“Regjimi përmbyset vetëm me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka! Do përmbyset, mos u shqetësoni”.


Lajmi kryesor:

Pas humbjes së thellë, Berisha porosi drejtuesve politikë të PD: Zgjedhjet u vodhën! Keni detyrë faktimin e universit kriminal nëpër qarqet përkatëse


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?