Regjisori Eduart Grishaj ka ‘dy fjalë’ për humbësit, ja kujt i drejtohet ai

22 Shkurt 2022, 01:30| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 01:31

  • Share

Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Ëake Up”, ku ka komentuar rreth debatit që erdhi si pasojë e shpalljes e balerinit, Ilir Shaqirit, si fitues i programit

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatër mbetja e aktorit Donald Veshaj, për humbjen që pësoi.

Gjatë intervistës, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen. Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj.

Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 22/02/2022 13:14

    Po ku asht ku Eduard Grishaj se nuk e njoh , qa ka ba ? A ka ba shkollë per regjizurë ?

    Përgjigju
  • anna: 22/02/2022 09:24

    I jap nje bravo te madhe dhe e meriton Eduart Grishaj per regjine e perkryer ,kam gjithe jeten qe shof spektakle televizive dhe mund ta rreshtoj nga me te miret .Suksese te metejshme

    Përgjigju
  • Roni: 22/02/2022 02:51

    Jepini donaldit ate qe i takon dhe lerini pordhet ju legenat e topit

    Përgjigju
  • Bigu: 22/02/2022 01:44

    O Eduart mos u merr me Donaldin por shiko veten qe more gruan e martuar vetem per te punuar ne top channel dhe ke filluar qitjen me bresheri qe mos te leri Arbana por ta mbash me veten se ska ku te shkoj me tre femije se se merr kush Tani e fitove perjete punen se je nga fshati u gruas Te vjen per te vjell kur flasin ca medioker dhe interesaxhinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?