Regjisori i famshëm Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg me akuzën e përdhunimit të shkallës së tretë (marrëdhënie seksuale pa pëlqim me më pak se 17 vjeç) dhe për kryerjen e akteve seksuale shkalla e parë (marrëdhënie anale).
Sipas CNN, gjykatësi James Burke mund ta kishte dënuar atë nga minimumi 5 vjet dhe maksimumi 29 vjet.
Ai vendosi për 20 vjet burg për sulm seksual ndaj asistentes Miriam Hailey dhe 3 vjet për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aktoren Jessica Mann.
Aktvendimi u bë në Gjykatën Supreme të Manhattan-it.
Kujtojmë që ankesat për Ëeinstein, regjisori fitues i "Oscars", përfshirë filmin "Shakespeare in Love", kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra gra transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.
Më pas ai shumë shpejt u kthye në një figurë të keqe në historinë e Hollywood.