Regjisori Harvey Weinstein

Regjisori Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

24 Shkurt 2020, 18:23| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 18:32

  • Share

Regjisori i famshëm hollivudian Harvey Weinstein është shpallur fajtor për përdhunim nga juria gjykuese, pasi 6 gra dëshmuan kundër tij.

Juria e dënoi Weinstein për dhunë, sulm seksual dhe përdhunim që shkon nga 5 deri në 25 vite burg.

Harvey Weinstein është fajtor për përdhunim në shkallën e parë dhe dhunë në shkallë të tretë.

Vendimi u mor pas dëshmisë së Miriam Haley e cila tha se Weinstein e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale orale me të në vitin 2006, si dhe dëshmisë së Jessica Mann, e cila tha para gjykatës se Weinstein e kishte përdhunuar në vitin 2013.

Për përdhunimin e shkallës së tretë, siç ishte akuza ndaj ish-partneres së tij Mann, Weinstein rrezikon deri në 4 vite burg, ndërsa për veprën kriminale seksuale rrezikon deri në 5 vite burg.

Aktgjykimi ofroi një masë drejtësie për dhjetëra gra që kishin paraqitur pretendime të ngjashme kundër Weinstein.

Për shumë veta, gjykimi ishte një moment i rëndësishëm për lëvizjen "#MeToo" dhe një provë thelbësore në përpjekjen për t'i mbajtur përgjegjës burrat e fuqishëm për ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Ai nuk u shpall fajtor për dy akuzat e sulmeve seksuale, ku juristët nuk besuan në dëshminë e Annabella Sciorra, një aktore e njohur për punën e saj në "Sopranos".

U shpall gjithsesi i pafajshëm për akuzën më të rëndë me të cilën përballej, ngacmim seksual të vazhdueshëm, vepër për të cilën rrezikonte minimumin 10 vite burg dhe maksimumi burgim të përjetshëm.

Ankesat për Weinstein, regjisori fitues i "Oscars", përfshirë filmin "Shakespeare in Love", kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra gra transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.

Më pas ai shumë shpejt u kthye në një figurë të keqe në historinë e Hollywoodit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?