Oliver Stone në jug

Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri

3 Korrik, 13:29| Përditesimi: 3 Korrik, 13:33

  • Share

Imazhi i transformuar i Shqipërisë në turizëm dhe promovimi periodik i saj në mediat ndërkombëtare, në mesin e miliona turistëve, po josh edhe personalitete botërore të artit dhe jo vetëm.

Së fundmi, vendi ynë është vizituar nga regjisori i famshëm Oliver Stone, i cili ka zgjedhur të pushojë në plazhet e jugut.

Stone është fotografuar brenda ambienteve të një lokali në Jalë, ku duket nën shoqërinë e një zonje.

Regjisor i njohur, producent dhe skenarist amerikan, gjatë karrierës së tij ka marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë katër çmime "Oscar", një çmim "BAFTA", një çmim "Emmy Primetime" dhe pesë çmime "Golden Globe".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipëri etnike: 03/07/2024 18:52

    Hajt me këmbë të mbarë me na bo i film Hollivudi për Skenderbeun

    Përgjigju
  • redi: 03/07/2024 14:15

    Vizita turnstile e kollosit te Hollivudit Oliver Stone eshte reclama me e bukur qe I behet turismit dhe sigurise publike te Shqiperise

    Përgjigju
  • Saimir: 03/07/2024 13:48

    Paska mbaruar, spaska me leke, ndaj ka ardhur te haje e pije lire

    Përgjigju
  • Kruje: 03/07/2024 13:35

    E kishin pare dhe ne Kruje dhe ne Lezhe , mesa duket po qendron gjate ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?