Tjetër skandal në Hollywood/ Regjisori i famshëm i 'The Fast and the Furious' akuzohet për përdhunim

25 Janar 2021, 16:47| Përditesimi: 25 Janar 2021, 17:20

  • Share

Pas skandalit seksual të regjisorit Harvey Weinstein e cila tronditi botën, edhe regjisori i “The Fast and the Furious”, Rob Cohen është akuzuar ditën e sotme nga aktorja dhe regjisorja Asia Argento. Ajo ka akuzuar Cohen, për agresion seksual. Argento u shpreh për mediat se Cohen e kishte përdhunuar pasi e kishte detyruar të konsumonte më parë një lloj droge. Argento ka qenë një nga aktivistet më të mëdha të lëvizjes Metoo, e krijuar pas zbulimit të skandaleve të Harvey Weinstein. Një zëdhënës i regjisorit Cohen, e konsideroi pretendimin e Argentos si të rremë e madje shokues.

Argento pretendon se agresioni ka ndodhur ndërsa po xhirohej filmi aksion xXx në 2002 me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.

Në atë kohë, unë nuk e dija ekzaktësisht se çfarë kishte ndodhur. U zgjova në mëngjes e zhveshur, në krevatin e tij”, tha Argento për Corriere Della Sera.

Akuzat, janë përfshirë edhe në autobiografinë e Argentos, Anatomy of a Wild Heart, që do të publikohet në Itali më 26 janar. Kjo nuk është hera e parë që Cohen akuzohet. Në 2019 ai u akuzua në shtyp për agresion seksual ndaj një viktime, emri i të cilës nuk u bë publik, madje edhe e bija Valkyrie Weather,  e ka akuzuar më parë se ai e kishte ngacmuar kur ajo  ishte fëmijë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • regjizori: 25/01/2021 18:15

    o kazan weinstein nuk esht regjizor por produktor dmth ai qe jep parate per prodhim filmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?