Regjisori shqiptar Adonis Filipi ngjit ‘Elektrën’, në ‘Shandog Drama’ të Kinës

2 Shtator 2018, 13:08| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 15:58

  • Share

“Elektra” e dramaturgut grek Sofokliut, pa dritën e skenës në Kinë nën regjinë e Adonis Filipit. Regjisori shqiptar me trupën e teatrit “Shandog Drama” në Jinan bëri që versioni bashkëkohor i veprës së lashtë greke, që ka në qendër  mëkatin, krimin, hakmarrjen , dhimbjen, sfidat etike dhe sociale të arrinte kulmin e vet.  Në një intervistë për kamerën e “Report tv” Adonis Filipi rrëfen këtë eksperiencë të veçantë që ka përjetuar në Kinë. 

Ishte një eksperiencë e bukur, njerëzore dhe padyshim profesionale edhe kulturore. Qyteti ku punova ka rreth 8 mln banorë, por mbi të gjitha ajo që dua që të evidentojë është aspekti njerëzor i artit. Ajo që më inkurajoi më tepër në këtë sipërmarrje ishte trupa, në një  moshë të re, me vokacion edhe me shumë ambicje. Ishte në vizionin e tyre për të ëprifituar edhe për të shkëmbyer përvojat edhe eksperiencat në gjuhën e teatrit.

Regjisori Adonis Filipi

Kritika kineze e ka vlerësuar shfaqjen me superlativa për impaktin që kishte tek publiku, ndërsa regjisori shprehet se:  

Në impresionet e mia mbetet e veçantë ky bashkëpunim me trupat e huaja, sepse nuk është hera e parë. Ishte shumë e veçantë, për më tepër kur flasim për rreth e qark europës ku unë kam punuar është më tepër brenda tingullit tonë, ndërsa s’na e panjohur e gjuhës kineze krijonte një lloj barriere, por mua gjithmonë më pa pëlqyer risku dhe për më tepër ishte një identifikim se gjuha e teatrit është e njëjtë gjithandej, është e rëndësishme që të përfarohen vizionet, konceptet, idetë.

Regjisori Adonis Filipi

Intervista e plotë

Regjisori Filipi në vitin 2012 përfaqësoi Shqipërinë me trupën e TK me shfaqjen “Henri VI” në Festivalin Botëror të Shekspirit, teatrin “Globus” në Londër. Por sa e lehtë është që një regjisor shqiptar të ketë bashkëpunim me një trup të huaj?

Nuk është kaq e lehtë, duke marrë në konsideratë edhe një fakt tjetër, se teatri shqiptar është shumë i izoluar, por ne duhet që të dalim jashtë guackës sonë, duhet që të ballafaqohemi me prurjet bashkëkohore, duhet që të dalim përtej kufijve, veprat tona të përfshihen në kompeticionet ndërkombëtare.

Regjisori Adonis Filipi

“Elektra” do të vazhdojë të shfaqet në qytete të tjera të Kinës, si dhe në vende të Evropës Qendrore dhe asaj Juglindore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?