Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Kadastrën e Lushnjes, ku gjatë një audimit janë vërë re shkelje të shumta ligjore që i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 13 794 mijë lekë. Auditimi i kryer për periudhën 2016-2018 ka zbuluar shkelje të shumta që lidhen me rritjen fiktive të shpërfaqjes duke përfituar më tepër, regjistrim pasurisë në mungesë të AMTP-së origjinale, janë shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, tjetërsim i pronave në kundërshtim me ligjin, nuk përputhet gjurma e objektit si dhe kanë regjistruar pasuri të paluajtshme me leje legalizimi, pa vërtetim për pagesa të taksës ndikimit në infrastrukturë etj.
Të gjitha këto shkelje u raportuan në raportin përfundimtar të KLSH publikuar më 2019, prej të cilës ka nisur dhe procedim penal më 18 nëntor 2019 për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik dhe shtetin duke sjellë përfitime në mënyrë të paligjshme në persona privat.
Shkeljet e zbuluara nga auditimi i KLSH në Kadastrën Lushnje:
-Në 4 raste, kanë kryer regjistrime të pasuriv të paluajtshme, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi në 3 raste, janë korigjuar AMTP-t duke rritur fiktivisht sipërfaqen takuese dhe përfituar më tepër 12360 m2, ndërsa në 1 rast janë kryer veprime dhe regjistruar pasuri, në mungesë të AMTP-së origjinale.
- Në 4 raste, kanë kryer regjistrime dhe ka kryer transaksione, të pasurive të paluajtshme, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati dhe ndarë tokë në mënyrë të pa barabartë, për rrejdhojë kanë përfituar në total tokë me sipërfaqe 10810 m2 më tepër se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me 01.08.1991.
-Në një rast kanë kryer transaksione në kushtet kur AMTP nr. 24774 është kopje e pa njehsuar me origjinalin, duke ligjëruar në këtë mënyrë regjistrimin e një sipërfaqe prej 2000 m2 e cila rrjedh nga një akt absolutisht i pa vlefshëm,
-Në 3 raste, kanë regjistruar pasuritë në bazë të lejeve të legalizimit pasi ka mospërputhje të dhënash lidhur me sipërfaqen e ndërtimit, numërin e kateve, si dhe nuk ka informacion sqarues lidhur me një objekt ekzistues që ndodhet brenda parcelës ndërtimore.
-Në 2 raste kanë regjistruar dy objekte me sipërfaqe 260 m2 me dokumentacion urbanistik tekniko ligjor të pasaktë dhe nuk është i plotë, si dhe regjistrimi i objektit, është kryer në mungesë të marrëdhënieve më truallin, pasi trualli është në pronësi “shtet” .
-Në 1 rast kanë regjistruar rezulton se regjistrimi është kryer me parregullsi, pasi mungon dokumentacioni i origjinës që shërben si titull pronësie, ndërsa nga punonjësit e ZVRPP-së është proceduar duke e kaluar nga sistemi hipotekor në sistem regjistrimi.
-Në dy raste kanë ofruar shërbimin e kërkuar duke hedhur në hartën e punës (planshetë objektin) në kushtet kur: nuk përputhet gjurma e objektit ndërmjet planit të rilevimit me Planimetrinë e vendosjes së sheshit të ndërtimit të miratuar nga KRT ish komuna Dushk dhe hartën e punës .
-Në dy raste kanë ofruar kanë kryer veprime në kushtet kur: Leja e ndërtimit i referohet vendimit të sheshit të ndërtimit nr. 17 datë 02.03.2006 e cila nuk ndodhet në dosje. Nuk përputhen numri i kateve dhe lartësia e përgjithshme mes projektit dhe lejes së ndërtimit për pjesën e kondicioneve urbane me shtesë +2 kate, nuk përputhen plan-rilevimi me sipërfaqen e truallit vënë në dispozicion të sheshit të ndërtimit. .Nuk përputhen indeksi i hartës mes regjistrit hartës së punës dhe planrilevimit, pasi pasuria nr. 382/46 nuk ndodhen në indeksin e hartës (83-D) të pasqyruar në regjistër, por ndodhet në bllokun (82-D).
-Në një rast në kushtet kur: Qiradhënësi (MBZHRAU) nuk zotëron të ketë certifikatë përdorimi apo pronësie dhe nuk figuron në regjistra si administrues i këtyre aseteve.
-Në një rast është regjistruar në bashkëpronësi për sipërfaqen prej 5875 m2 truall e cila vjen nga bashkimi i një pasurie tokë arë dhe pasuri tjetër e regjistruar tokë arë shtet në KPP, duke ndryshuar zërin kadastral nga tokë arë në truall për sipërfaqen prej 5875 m2 pa u miratuar më parë nga organet që e kanë në kopetencë dhe shtuar sip[ërfaqe fiktive +775m2(truall).
- Në 6 raste e cila konsiderohet dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerat 13,794 mijë lekë si dhe në 4 raste ka regjistruar pasuri të paluajtshme, të përfituara me Leje legalizimi pa zbatuar kërkesat ligjore, pasi mungon dokumentacioni për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke shkaktuar shkelje të disiplinës financiare dhe të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në vlerën totale 1,295 mijë lekë, e pa likuiduar, nga subjektet.