TIRANE-Maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit dhe do të regjistrohen në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, tashmë mund të kryejnë pagesën e mandatit të regjistrimit në sportelin e sekretarisë, dhe jo më në bankë.
Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me postën shqiptare, ka krijuar mundësinë që pagesa të bëhet brenda ambienteve të fakultetit.
Maturantët në momentin që do të kryejnë pagesën për mandatin prej 1600 lekë, do të paguajnë dhe një komision prej 50 lekë. Më parë pagesa e mandatit, kryhej në një nga bankat që përzgjidhej nga fakulteti.
Komento