Regjistrimet në shkollë, Drejtoria Arsimore për Report TV: Evitoni radhët, nuk humbisni shkollën për dokumente

7 Korrik 2020, 15:53| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 17:07

  • Share

Drejtoria Arsimore në Tiranë ka reaguar pas fotove të publikuara nga Albana Vokshi, sipas të cilët pindërit presin në radhë për të regjistruar fëmijët. Për ReportTv, Fiqiri Cifliku, përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar thotë se askush nuk do të humbë shkollën për efekt dokumentacioni. Ai u bën  thirrje qytetarëve të evitojnë radhët, dhe pasi të lënë dokumentet të kthehen në orarin e përcaktuar.

"Mua me vjen keq dhe nëpërmjet ekranit tuaj u bej thirrje të gjithë qytetarëve që t'i evitojnë radhët. Janë porositur të gjitha zyrat të mbledhin dokumentacionin që kërkohet kryesisht për legalizimet e dokumenteve të nxënësve që regjistrohen në shkollë, ti plotësojnë dhe t’ja u kthejnë njerëzve në një orar të caktuar. Edhe pse thuhet, njerëzit ende vazhdojnë të rrinë pas derës duke pritur edhe pse janë të sigurt që atë dokument do ta marrin në kohën më të shpejtë të mundshme. Bëj thirrje përsëri të mos dynden pranë portave, por të lënë dokumentin kundrejt distancimit fizik dhe të presin kohën kur specialistët do të nxjerrin dokumentin e firmosur. Asnjë qytetar nuk do të ngelet pa regjistruar në shkollë për efekt të procedurës së verifikimit të dokumenteve, dëftesave kryesisht, edhe nëse do të na duhet të punojmë ditën e shtunë, ditën e diel apo edhe përtej datës 15 që është ai afati i fundit i regjistrimit. Do marrim në konsideratë që kjo është një situatë e veçantë dhe ne përpiqemi që të ruajmë sa më shumë veten tonë dhe ata punonjës që janë brenda zyrës, ju bëj thirrje edhe një herë tjetër të gjithë qytetarëve", tha Fiqiri Cifliku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?