Sociale

Regjistrimet në universitete, studentët rrëfejnë zgjedhjet dhe pasionet në këtë vit që sapo nis

6 Shtator, 18:22| Përditesimi: 6 Shtator, 23:18

  • Share

Mësuesia nuk hyn në degët e preferuara, por për Kristina Nazarajn është një ëndërr e plotësuar. Vajza e vogël e familjes fierake, me babanë emigrant dhe nënën shtëpiake, është e lumtur që ka fituar të drejtën e studimit në degën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

“Preferenca e parë ishte gjuha. E kam pasur që në fëmijëri, që në klasë të parë, dhe vendosa ta vazhdoj gjuhë-letërsi. Më pëlqen mësuesia, të shkolloj brezat e ardhshëm. Do eci me besimin te vetja. Prindërit më mbështesin, dhe ja ku jam sot, falë atyre. Jam e vetmja nga familja që shkoj në universitet”, tha studentja Kristina Nazaraj.

Në një tjetër auditor të kryeqytetit, Valerio Sulaj do të ndjekë rrugën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Ndryshe nga Kristina, pasioni i tij lidhet me kompjuterët, programet dhe gjithçka që lidhet me botën digjitale.

“Tregu është shumë i mirë, domethënë nuk është se është më shumë i përhapur këtu por në vende të tjera shumë. E kam si pasion si degë që i vogël jam marrë jam rritur me këtë punë dhe do ta vazhdoj”, tha Valerio Sulaj.

Por, rruga e universiteteve nuk është vetëm çështje pasioni, shpesh ajo ndikohet edhe nga “tregu” i punës dhe hapësirat që ofron sistemi.

“Edhe maturantët që e kanë nën 7.5 mund të vijojnë programin e mësuesisë, por më të mirët ata që e kanë 7.5 e kanë mundësinë të vazhdojnë mësuesinë për ciklin e dytë. Të tjerët pastaj kanë mundësi që të vijojnë për të njëjtin cikël në një master profesional ose studentët që kanë vazhduar për shembull matematikë, fizikën ë në ciklin e parë, por nuk e ka mesatar për të vazhduar mësuesinë mund të vijojnë karrierën  e tyre qoftë në programe të shkencave të aplikuara inxhinierike, por qoftë dhe në programe IT’, tha Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj sqaron se disa degë janë ezauruar që në fazat e para të regjistrimit.

“Kemi tre programe të cilat janë ezauruar dhe kryesisht janë gjithmonë ato programe që kanë konkurs. Mjekësia e përgjithshme që ka testin e informatizuar dhe ajo është realizuar masën 100% brenda dy fazave të para. Arkitektura ajo u mbyll, janë ezaruar si numër kuotash edhe ajo gjithashtu ishte për konkurs dhe dega e Akademia e Sigurisë që dhe ajo ka qenë me konkurs specifik të tyre dhe ajo është ezauruar me 100%’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?