Regjistrimet në universitete, nis raundi i parë i pranimeve! Radhë për t'u regjistruar tek mjekësia, nuk i tremben kontratës

29 Gusht 2023, 17:05| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 17:29

  • Share

Ka nisur këtë të martë, regjistrimi i maturantëve në institucionet e arsimit të lartë. Megjithëse kanë afat deri më datën 11 shtator, që në ditën e parë të regjistrimeve, fluksi duket se është shumë i lartë.

Fluksi u vu re edhe në Universitetin e Mjekisë, ku këtë vit kushti për të nisur studimet e larta në degën e mjekësisë së Përgjithshme është firmosja e një kontrate që do të ju mbajë diplomën për 5 vite pas studimeve ose përndryshe ata do duhet që të paguajnë 5 mijë euro në vit.

“Nuk jam plotësisht dakord se nuk është një zgjedhje e duhur. Menoj se nuk do funksionojë si marrëveshje. Shumë fluks dhe do vij në një moment të dytë”, tha një studente.

“Regjistrimi sot është vendosur për rrethet dhe nesër për Tiranën. Ka shumë fluks. Këtu na janë kërkuar që të paguajmë dhe disa mandate në bankë. Për kontratën ende nuk na kanë thënë gjë”.

Megjithatë, maturantët nuk kanë firmosur ende kontratën pasi ajo hyn në fuqi më  31 gusht. Gjatë fazës së parë të regjistrimeve ata kanë firmosur vetëm një deklaratë që i jep të drejtën universietit të përdorin të dhënat e tyre".

“Jam, Yllka Caushaj dhe vij nga Vlora dhe u regjistrova në Fakultetin e Mjeksisë, në degën Mjeksi të Përgjithëshme. Sot kemi firmosur vetëm deklaratën se sot jemi regjistruar zyrtarisht në fakultret. Nuk kemi firmosur asnjëlloj kontrate. Besoj do firmos kontratën sepse nuk kemi kushte, 5 mijë euro në vit për të paguar. Ju mbetet prindërve zgjedhja. Në momentin që më doli dega, ishte një ëndërr e realizuar”, tha Ylka.

Raundi i parë i regjistrimeve në universite do të ketë 7 faza 48 orëshe dhe gjatë kësaj kohe vija e kuqe për kandidatet ndryshon nga çasti në çast në bazë të regjistrimeve.

“Kam pëlqyer gjithmonë gjuhët e huaja. E kam kërkuar të parën dhe fatmirësisht më doli e para. Jam shumë e lumtur. Kam pasur dhe mamin për të njëjtën gjë dhe e kam dashur të ndjek rrugën e mamit. Dua që të bëhem përkthyeser, por deri atëherë të shohim. Anglisht dhe për të mbrojtur si gjuhë Spanjisht”, tha një studente.

“Quhem Sara Karaj dhe kam ardhur të regjistrohem për degën e Italishtes. Ishte zgjedhja ime e parë. Synimet e mia janë për jashtë, prandaj kam zgjedhur Italishten”

Pas fazës së parë, nga data 12 shtator deri më13 shtator, studentët kanë mundësinë e çregjistrimit nga raundi i parë në rast se duan të regjistrohen në një degë tjetër. Data 22 shtator deri më 1 tetor do të jetë raundi i dytë i regjistrimit  ne fakultete me qëllim nisjen e vitit të ri akademik me datë 2 tetor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?