Regjistrimet në Universitetin e Durrësit, kryeson Infermieria! Rektori: S’ka interes për Filozofi, Histori dhe Gazetari

26 Shtator, 16:13| Përditesimi: 26 Shtator, 16:44

  • Share

Degët që tërheqin më së shumti të rinjtë në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit janë Infermieria, Financë-Kontabiliteti, Administrim-Biznesi dhe Teknologjia e Informacionit. Rektori Shkëlqim Fortuzi shprehet për Report TV se degët më pak të preferuara janë Filozofia, Historia dhe Gazetaria ku regjistrimet janë në shifra të ulëta 10 deri në 13 studentë.

Në 5 fakultetet e UAMD, deri tani janë regjistruar 1248 studentë ose 43 më shumë se një vit më parë. Teksa viti i ri akademik nis më 7 tetor, regjistrimet po vazhdojnë dhe numri pritet të rritet deri në përfundim të raundit të tretë. Rektori sqaron se nuk ka degë që rrezikojnë mbylljen dhe as pedagogë që mbeten pa punë.

“Degët me numrin më të ulët janë Filozofia, Historia dhe Gazetaria ku janë regjistruar nga 10 deri 13 studentë në secilën degë. Pedagogët mund të zhvillojnë mësim në departamente të tjera, kështu që risku për shkurtime është zero”, tha Shkëlqim Fortuzi, Rektor i UAMD

Sipas tij, universiteti ka kontrata me 200 biznese ku studentët zhvillojnë praktikën si dhe kanë mundësi të punësohen në përfundim të studimeve bachelor.  

“Rreth 60 për qind e studentëve të IT-së dhe Ekonomisë punësohen direkt pas studimeve Bachelor”, tha Fortuzi duke shtuar se “ne kemi marrëveshje me universitete prestigjioze të Europës. Ndaj këtë vit do vijnë per studime në UAMD dy studentë nga Italia dhe dy nga Sllovakia”.

Në total, në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit ndjekin studimet bachelor dhe master 18 mijë studentë nga i gjithë vendi, duke duke llogaritur dhe regjistrimet e deritanishme të viteve të para.

REGJISTRIMET
DEGA                          NUMRI I STUDENTEVE
Infermieri                     130 
Financë                       100
Biznes                         63
Punonjës social          60
TIK                              42

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?