Sociale

Regjistrimi i adresës së banimit, Ministri i Brendshëm: Saktësojini në 'e-Albania' ose në zyrat e Gjendjes Civile, në të kundërt s’do të merrni shërbime

22 Nëntor 2021, 11:46| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 13:49

  • Share

Të gjithë qytetarët që kanë ndryshuar vendbanimin, duhet të saktësojnë adresën e re, ose në të kundërt nuk do të marrin asnjë shërbim në Gjendjen Civile, qoftë edhe marrjen e një certifikate. Kështu bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë prezantimit të fushatës për regjistrimin e banesave, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e bashkive, të cilëve i kërkoi bashkëpunimin në lidhje me këtë proces.

Sipas Çuçit, regjistrimi i vendbanimit sjellë përfitime dhe akses në shërbimet publike për të gjithë qytetarët, teksa shton se deri sot janë vetëm 750 mijë familje që kanë sot një adresë unike me 8 komponentë, në një kohë që një adresë të tillë duhej të kishte çdo qytetar.

Askush nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar. Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët  bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm. Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon. Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve. Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre,” u shpreh Çuçi.

Ai sqaroi se vetëdeklarimi i  adresës së saktë bëhet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive.

"Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset", njoftoi Çuçi.

Hapat që duhen ndjekur për t'u regjistruar në e-Albania:

Identifikohu si qytetar

Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi

Kiliko te Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat

Kliko butonin përdor

Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës)

Nëse nuk e di adresën e vet klikoni te linku i regjistrit të adresave të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht të adresës

Plotësoni fushat një nga një

Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë

Kliko butonin apliko

Nga dy koment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania

Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën.

 

VIDEO-Eventi i plote

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fnfndnnd: 22/11/2021 16:51

    Perditesojini se duhet per patronazhistet per zgjedhjet vendore te 2023.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?