Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, rreth 30 % janë shqiptarë, por pjesa dërrmuese e emigrantëve

30 Mars 2022, 13:09| Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:53

  • Share

29.52 % e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është shqiptare. Kjo shifër është së bashku me rezidentet në Maqedoni dhe diasporën, ndërsa brenda vendit 24.3 % e popullsisë është shqiptare.

Gjatë publikimit të rezultateve e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e veriut popullata është 2.197 319 persona, ndërsa rezidentë janë 1.836 713 persona. 

Ndërkohë që popullsia që ka emigruar është 260 606, ku 24.45% janë maqedonas dhe 66.36 % janë shqiptarë dhe 4.79 % janë turq. 

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente të regjistruar: 58,44% e qytetarëve janë deklaruar si maqedonas, 24,3% si shqiptarë, 3,86% si turq, 2,53 si romë, 0,94% si vlleh dhe 0,87% si boshnjakë.

Ndërsa numri total i popullsisë rezident dhe diasporën është 2.1 milionë: 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3, 98 si turq, 2.34 si romë, 1,18 për qind si serbë, 0,87 si boshnjak dhe 0,44 si vlleh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 01/04/2022 09:29

    Ka kohe qe, ne IRJM behen spekulime me regjistrimin e popullesise,gjithnje ne dam te shqiptareve.Madje edhe tash, doli se qenka bere keshtu me shqiptaret,sepse.kurre ne regjistrimwet e kaluara, nuk dilnin mbi 10% tash paskane dalur"koxho" gadi 30%.A eshte edhe kjo e sakte? me siguri jo se jo!Shqipataret jane shumice ne IRJM,kur dihet e njihet se,"maqedonasit" kur te hiqen Torbeshte,Bulgaret e cincaret,mesiguri mbesin nen 30%.Kur shqiptaret regjistrohen ashtu sic jane e sa jane, besoj shume, te dalin mbi 40%.Andaj,ka hapesire e te drejte te rishikohet ceshtja e regjistrimit te popullesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?