Regjistrimi i pronësisë së makinës, afati deri më 28 shkurt, përndryshe gjobë

7 Shkurt 2020, 19:19| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 19:38

  • Share

Pas thirrjes së Drejtorisë së Transportit Rrugor për qytetarët që të regjistrojnë ndryshimin e pronësisë së mjetit që kanë blerë pasi në të kundërt do të gjobiten edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV, pranë këtij institucioni rezulton se që nga data 15 janar 2020 kur u hap edhe mundësia për aplikim online për regjistrim e deri më datë 2 shkurt kanë aplikuar gjithsej është 5.672 persona. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që synon regjistrimin e të gjithë mjeteve në pronësi të përdoruesit, që edhe e ka blerë.

Po ashtu i është dhënë mundësia të çregjistrojnë nga emri i tyre makinën shitësve. Kjo si një masë që i mbron ata nga abuzimet që mund të bëjë përdoruesi i mjetit. Për çregjistrimin e pronësisë aktualisht kanë aplikuar vetëm 135 persona edhe pse rreziku që iu kanoset nëse blerësi nuk regjistron pronësinë është i lartë. Shitësi rrezikon të ngarkohet me gjoba nëse blerësi nuk paguan detyrimet pasi makina figuron ende në emrin e shitësit.

Nga ana tjetër DPSHTRR ende nuk ka një informacion se sa është numri i këtyre mjeteve që janë shitur por nuk janë regjistruar në pronësinë e përdoruesit. Kjo pasi shitblerja e mjetit behet dhe ne prezence te notereve për te cilët DPSHTRR nuk ka informacion.

Ndërkohë dhe vetëm pak ditë iu kanë mbetur të gjithë qytetarëve për të bërë ndryshimin e regjistrimit të pronësisë, pasi më 28 shkurt mbyllen aplikimet dhe më pas fillon implementimi i gjobave. Duke filluar nga 1 marsi të gjithë ata qytetarë që nuk regjistrojnë mjetin brenda 10 ditësh nga blerja do të përballen me gjoba nga 10-40 mijë lekë.

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?