TIRANË- Në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1.429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 102 qytetarë.
Infeksionet janë regjistruar në këto Bashki:
38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 1.570 pacientë aktivë me COVID-19 . Ndërkohë, në 24 orë janë ianë shëruar 125 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.083 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e shëndetësisë apelon për vaksinim për t’u mbrojtur nga virusi. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 125
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,429
Testime totale 1,750,981
Raste pozitive 272,132
Raste të shëruara 267,083
Raste Aktive 1,570
Humbje jete 3,479
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 446
Fier 277
Elbasan 125
Lezhë 188
Vlorë 109
Kukës 107
Berat 101
Shkodër 90
Gjirokastër 60
Korçë 43
Durrës 19
Dibër 5