Regjistrohen 13 viktima dhe 99 raste të reja Covid në Kosovë! Ulen shifrat e pandemisë në Serbi

24 Gusht 2020, 15:10| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 15:13

  • Share

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima dhe 99 raste të reja infeksioni.

Numri total i rasteve pozitive është rritur në 12.547 që prej fillimit të pandemisë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi ka shkuar në 480.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe152 pacientë teksa numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 8657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3410

Autoritet e shëndetësisë në Serbi kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend është ulur nën 100 numri i rasteve të reja me Covid.

Saktësisht ka patur 57 të identifikuar të prekur nga infeksioni, për një total prej 30 714 që prej fillimit të krizës shëndetësore të shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit.

Gjithashtu është raportuar edhe për 3 viktima, shifër kjo që e ka rritur në 701 totalin e vdekjeve prej Covid në Serbi, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 28 300.

Serbia dje raportoi për 109 raste me Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?