Spitali Infektiv

Regjistrohen 167 raste të reja me koronavirus, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

8 Gusht 2022, 16:37| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 16:47

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 167 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.  Ndër të tjera ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç. Nga 374 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë qytetarët në këto bashki: 50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë. Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (8 Gusht 2022)

Raste të reja ditore - 167

Të shëruar në 24 orë - 733

Të shtruar në spitale - 21

Humbje jete në 24 orë - 3

Testime ditore - 374

Testime totale - 1,931,327

Raste pozitive - 317,681

Raste të shëruara - 307,135

Raste Aktive - 6,980

Humbje jete - 3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,481

Fier 703

Durrës 581

Vlorë 434

Elbasan 384

Gjirokastër 295

Korçë 283

Shkodër 214

Berat 211

Lezhë 207

Dibër 144

Kukës 43

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?