Spitali infektiv

Regjistrohen 40 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, vetëm një viktimë në 24 orë

7 Mars 2022, 17:37| Përditesimi: 7 Mars 2022, 17:43

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 1028 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 qytetarë të infektuar me COVID-19. Infeksionet kanë pësuar një uje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 78 raste pozitive. Ndërkohë. Në 24 orë ka humbur jetën vetëm një 64 vjeçar nga Mallakastra.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë infeksionet janë identifikuar në këto Bashki:

8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës. 

Në të gjithë vendin janë regjistruar 1307 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 263 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (07 Mars 2022)

Raste të reja ditore           40

Të shëruar në 24 orë        263

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                   1028

 

Testime totale               1,753,155

Raste pozitive                  272,250

Raste të shëruara              267,460

Raste Aktive                        1307

Humbje jete                          3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              360

Fier                   227

Lezhë               185

Elbasan           111

Kukës              96

Shkodër            84

Vlorë                76

Berat                59

Gjirokastër       41

Korçë                41

Durrës               23

Dibër                  4

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?