Urgjenca infektive

Sot 446 raste të reja me koronavirus, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

30 Gusht 2022, 19:33| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 19:43

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 446 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Janë kryer 1532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë qytetarët në këto bashki: 
151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë. 
Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Ndërkohë janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. 

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar 
me dozën përforcuese. 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (30 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore  1532

Testime totale 1,961,001
Raste pozitive  327,871
Raste të shëruara 321,170                           
Raste Aktive 3,119
Humbje jete 3,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 1,465
Fier 335
Elbasan 214
Shkodër 207
Korçë 207
Durrës 205
Vlorë 156
Gjirokastër 118
Berat 95
Lezhë 55
Dibër 51
Kukës 11

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?