Regjistrohen 48 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, asnjë viktimë në 24 orë

30 Shtator 2022, 17:39| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 17:54

  • Share

Si rezultat i 670 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 48 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e infektimit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki.

15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Në të gjithë vendin janë 506 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326.980 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2022) 

Raste të reja ditore                48
Të shëruar në 24 orë             51
Të shtruar në spitale              4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                        670

Testime totale                        1,981,596
Raste pozitive                        331,075
Raste të shëruara                  326,980
Raste Aktive                           506
Humbje jete                            3,589


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    254
Elbasan                 44
Fier                        44
Vlorë                      36
Durrës                    23
Gjirokastër             23

Dibër                      22
Lezhë                     21
Shkodër                 13
Berat                      10
Korçë                     10
Kukës                      6

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?